La Stampa: Përplasje dhe flakadanë në parlamentin e Shqipërisë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres
Një seancë e dominuar nga tensionet dhe kaosi u zhvillua në sallën e Parlamentit shqiptar, shkruan gazeta italiane La Stampa në një artikull online.
Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, u përpoq të pengonte anëtarët e qeverisë së kryeministrit Edi Rama që të uleshin në vendet e tyre, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit kërkoi autorizimin për arrestimin e numrit dy të ekzekutivit, Belinda Balluku.
‘Nuk mund të ketë Parlament dhe as një seancë parlamentare normale me ata që vjedhin’, deklaroi Berisha.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës akuzohet se ka ndërhyrë dhe ka kontrolluar rezultatin e tenderit për ndërtimin e një tuneli përgjatë bregdetit jonik të vendit, si dhe dyshohet për shkelje edhe në 7 tenderë të tjerë që lidhen me Unazën e Tiranës.
Opozita përdori flakadanë brenda sallës së Kuvendit.
Nuk munguan as përplasjet me punonjësit e sigurisë.
Gjithashtu, u hodhën disa shishe uji në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili e mbylli me shpejtësi seancën.