Burimi: Rama i bllokuar mes Perëndimit dhe Ballukut, ora politike po i mbaron...
I ftuar në emisionin “Task Forcë” në Syri TV, gazetari Genc Burimi analizoi presionin e shumëfishtë politik dhe ndërkombëtar mbi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar çështjen Balluku si një dosje që ka tejkaluar kufijtë e drejtësisë dhe është kthyer në një problem madhor të opinionit publik perëndimor.
Sipas Burimit, Rama ndodhet mes dy zjarreve: nga njëra anë presioni i Perëndimit dhe medias ndërkombëtare, përfshirë raportimet e Reuters, dhe nga ana tjetër presioni i brendshëm politik. Ai paralajmëroi se çdo manovër për të fituar kohë është e përkohshme, ndërsa “ora me rërë” për qeverinë po shkon drejt fundit.
Genc Burimi: E thashë dhe mendoj që sot zgjidhja më e mirë për Ramën për perëndimorët dhe drejtësinë është arratisja e Ballukut. Sot fillimi i Ramës s'është ky. Qëllimi i Ramës është që t'i shpëtojë rrezikut, po konkretisht. Po ky rrezik është i dyfishtë. E ke dhe nga perëndimi. Sepse sot ti s'mund ta lejosh këtë dosje që nuk është më dosje drejtësie, është dosje opinioni publik. E njëjta dosje, se në Shqipëri nuk ka shumë jehonë, por në perëndim ka shumë jehonë, e njëjta dosje si ajo në Ukrainë para dy javësh. Që i shpëtoi nga duart edhe perëndimit, edhe Zelenskyt, që ai popull ukrainas aty në të bombat e rusëve, kërkonin drejtësi ndaj ish-ministres së energjetikës dhe shefit të kabinetit që abuzoi me ukrainasit. S'ka rëndësi parim, prezumim pafajësia apo jo, në një presion të tillë u vu Zelenski që i shporri. Kështu që këtë e ka nga perëndimi. Neve s'mund ta lejojmë që ti të vazhdosh më gjatë me këtë dosje. Por njëkohësisht Rama ka dhe një presion nga Balluku, që edhe ajo i bën presion në kokë Ramës. Atëherë, imagjinoni ai, ka dy ditë, ora vazhdon, është ajo ora me rërë që shtyhet mbrapsht. Nesër ç'do bëjë në parlament? Kujdesuni! Çdo zgjidhje për të është e pamundur. Unë mund dua sot të fitoj kohë duke bërë një narrativë mbrapsht, shikoni, këta janë harbutër, këta janë hajvanër, këta janë terroristë dhe kështu...
Nesër ai do mundohet të fitojë kohë, ose me këtë, si të thuash, një lloj argumenti që mund t'i japë opozita, që sot sipas tij është treguar e dhunshme dhe unë i përjashtoj dhe prandaj bëra pyetjen unë Gerc Gjokutaj. Asnjë manovër juridike s'mund të shmanget. Ose kjo, ose mund të kapet tek artikulli i sotëm i Fox news-it, se është artikulli i Reuters-it, ka shumë rëndësi mediatike. Është Reuters-i. Imagjinoni, Reuters-i bën një artikull për Ballukun.
Reuters-i po përgatit terrenin për atë që ndodh nesër dhe më rëndë akoma, kështu që është gjë e mirë. Por Reuters-i ka dy probleme. E para është që Reuters-i duhet t'i japë ndërkombëtarëve, opinioneve, një lloj ekuivalence, për çfarë bëhet fjala. Për Ukrainën bëhet fjala për 100 milionë të vjedhura. Nuk jepet shuma për çfarë akuzohet kjo zonjë, ta kuptojë publiku, që për një vend që ka një buxhet shteti 4 miliardë euro, që bëhet fjalë për këto vjedhje, është gjë e madhe. E para. Dhe e dyta, Reuters-i thotë në artikull që zonja Balluku i konteston këto akuza si thashetheme. Kështu që kjo mund t'i japë nesër argument Ramës të thotë që të presim, dëgjuam SPAK-un, të dëgjojmë edhe kolegen deputete dhe me këtë rast ai fiton kohë. Fiton kohë deri në vendimin e Kushtetueses më 22 janar, që mund të thotë Kushtetuesja, që mund të thotë që, shikoni, unë nuk e ndjek, unë e ndjek GJKKO, pra, mirë ju bë zonjës Balluku që i hiqet posti. Dhe në këtë rast, Rama thotë, pse t'i heq imunitetin kur asaj iu hoq posti nga qeveria.