Rama i kërkon Peleshit përjashtimin e gjithë opozitës nga Kuvendi/ Masa për 29 deputetë të PD

Përplasja dhe tensionet që u shkaktuan në Kuvend si pasojë e sjellës së PS që po mbron hajdutët duke mos i sjellë ata në parlament që të përballen me qytetarët shqiptarë ka sjellë edhe reagimin si gjithmonë të rilindjes.

Grupi Parlamentar Socialist sipas porosisë së Ramës i ka dërguar një ultimatum Niko Peleshit që të përjashtojë pothuajse të gjithë Grupin e PD nga seancat plenare duke filluar nga 10 ditë përjashtim e deri në 2 muaj.

Sipas grupit parlamentar të PS-së, veprimet e sotme në seancën plenare ishin të mirë organizuara nga deputetët e PD-së. Ndërkohë që ata harrojnë që Pelshi urdhëroi gardën që të pushtonte Kuvendin duke sjellë kështu edhe tensione në sallë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetëve të PD të cilët u përballën me sulmet e paprecedenta ta gardës nën duartrokitjet e grupit parlamentar të PS.

Metoda e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës është përdorur edhe herë të tjera nga PS. Kjo është një mënyrë e tyre për të thyer reagimin opozitar dhe për të krijuar situata të pakëndshme e konfliktuale në sallën e kuvendit por edhe jashtë saj. Në mënyrë që të akuzojnë opozitën.

Thjesht Rama, Peleshi dhe Balla e duan Kuvendin pa asnjë deputet te opozitës brenda. Në mënyrë që askush të mos ketë mundësi të reagoje dhe të denoncojë LIVE, vjedhjet e tyre, dhe abuzimet marramendëse me pushtetin.

Ata e duan parlamentin me ushtarë, me Zegjine e Termet që vetëm ngrenë dorën e qeshin kur u thuhet. Ata e duan Kuvendin të mbushur me hajdutë që nuk flasin por që presin radhën për në SPAK.

Opozita dhe fjala e lirë i tremb ata.

Dokumenti ku kërkohet përjashtimi i opozitës: