Përplasi për vdekje 19-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, në pranga 38-vjeçari
Policia ka arrestuar ditën e some një 38-vjeçar banues në fshatin Nikël. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka aksidentuar për vdekje një 19-vjeçar, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”.
Mbi 38-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.