Balluku kërkon të rrëzohet vendimi i 'pezullimit nga detyra', Apeli i GJKKO-së tërhiqet për vendim
Pas më shumë se 2 orësh, gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së është tërhequr për vendim lidhur me kërkesën e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ka kërkuar heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj, konkretisht pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, të vendosura nga GJKKO.
Në Gjykatë ajo përfaqësohet nga dy avokatët e saj. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e zv.kryeministres drejtori i KESH Erald Elezi, dhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitë në seancën gjyqësore shoqëruar nga përfaqësuesit ligjorë.
Pasi u dëgjyan palët gjyqtarja Miliana Muça u tërhoq për vendim.