Rama përdor Kosovën për politikë, shmang llogaridhënien për korrupsionin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka përdorur Kosovën për t’ju shmangur llogaridhënies para qytetarëve shqiptarë, për skandalet korruptive që kanë përfshirë qeverinë e tij. Ndërsa njoftoi se nuk ndodhej në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shkoi deri në tallje, duke pohuar se kishte rol në heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, ndërkohë që e bëri Shqipërinë shtetin e parë në botë që sanksionoi Prishtinën. Tallja shkon edhe më tej, për faktin se ndërsa Shqipërisë i janë bllokuart fondet nga BE për shkak të korrupsionit qeveritar, Rama deklaron se ka ndikuar në zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

Nga Syri TV

Ndërsa duhet të ishte në Kuvend për të dhënë llogari mbi skandalet e korrupsionit dhe vjedhjes së parave të taksapaguesve shqiptarë, Rama i parapriu seancës së Kuvendit me një video për të treguar se nuk ndodhej në Shqipëri por po shkonte për të takuar Hashim Thaçin.

Madje kryeministri, pa një përgjigje për skandalet korruptive që përfshijnë edhe emrin e tij, tentoi të përdori Kosovën si argument shpërqëndrimi nga debate.

Në një video nga makina, kryeministri tentoi të marri meritat se fal edhe rolit të tij, Bashkimi Europian i hoqi sanksionet Kosovës për ndërprejet e fondeve, por nuk sqaroi se përse e bëri Shqipërinë të parin vend në botë që i vuri sanksione Kosovës, për shkak se aplikoi reciprocitetin ndaj agresionit politik serb.

Kriministri, nuk fshehu dot shqetësimin e ripërsëritur të Bashkimit Europian për Korrupsionin në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por ndërsa e tregon veten si protagonist për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e fondeve ndaj Kosovës, Kryeministri Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë se përse nuk arriti dot të zhbllokojë fondet e BE-së për Shqipërinë. Kur prej 2 vitesh bashkimi Europian ka bllokuar fondet e IPARD për fermerët pasi ai, qeveria e tij dhe zyrtarët e lidhur me të në vend ti disbursonin këto fonde tek fermerët, i morën për vete.