Chivu e konfirmon: Calhanoglu i gatshëm, por nuk e di nëse do të luajë nga fillimi

Cristian Chivu ka konfirmuar në konferencën për shtypin para gjysmëfinales së Superkupës Italiane mes Interit dhe Bolonjës se Hakan Calhanoglu është i gatshëm të luajë: “Hakan është në dispozicion, më pas do të vendos nëse nga fillimi apo jo”. Mesfushori turk u stërviti sot me shokët e skuadrës në Riad, por pritet që të nisë nga stoli në ndeshjen e nesërme.

Trajneri rumun foli gjithashtu për rëndësinë e fitimit të një trofeu vetëm dy muaj pas marrjes së drejtimit të Interit:

“Për mua nuk ndryshon asgjë. Nuk jam duke kërkuar reputacion. Shijoj përditshmërinë tonë dhe rritjen që bëjmë. Janë djem të vlefshëm që meritojnë shumë për atë që përfaqësojnë në aspektin njerëzor. Pastaj duhet të tregojnë në fushë. E dimë çfarë duhet të bëjmë. Vetëm kështu ndërtohen skuadra që kanë mundësinë të fitojnë trofe.”

Chivu shtoi për Bolonjën: “Është një skuadër me identitet që ka vite që tregon stilin e saj. Kanë energji dhe mënyrë veprimi që mund t’i vështirësojë gjërat kujtdo. Unë stërvit një grup të uritur për sukses dhe është nder për mua ta bëj këtë. Ne si stafi kemi bërë më të mirën për të rikthyer besimin, respektin dhe vetëdijen te grupi. Jemi gjithmonë me kokën lart jashtë fushës sepse e dimë përkushtimin që vendosim dhe çfarë duam të ndërtojmë për të ardhmen.”