‘Plumbi i artë’/ Dëshmon Lulzim Masha, pronari i shkollës private që i shpëtoi atentatit: Nuk njoh asnjë nga personat
Në seancën e të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka dëshmuar në GJKKO Lulzim Masha, pronari i shkollës private që i shpëtoi atentatit.
Për këtë episod akuzohet se u angazhua vrasësi me pagese Skerdi Tasi, i cili është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie
Lulzim Masha në GJKKO: Unë përdor një benz ML prej shumë vitesh, po shkoja si zakonisht te shkolla kur dëgjoj nja 2-3-4 krisma, nuk e kuptova ca ndodhi, e pashë nga pasqyra që një djal i gjatë po mbushte armen, unë e ktheva makinën thash ca ndodhi, ai iku me vrap. Lajmërova policinë se pashë gëzhojat në vendngjarje, unë s’kam pas asnjë konflikt me njeri apo ndonjë shqetësim, zoti deshte që shpëtova e të jem këtu sot të dëshmoj.
Si i thonë jetëgjati zbehet jëtëshkurter, isha vetëm në makinë, plumbat ishin nga krahu shoferit tek traversa e derës, un se lidh dot këtë ngjarje me asgjë, jam njeri i rregullt, nuk di kujt ti vej emër, nuk njof asnjë nga këta persona, në trotuar kur më qëlluan ishin dy topografë që po masnin rrugën, shumicën e rasteve unë shkoj me bashkëshorten në punë. Atë ditë si rrallë herë isha vetëm, atentatori po me priste tek një kthesë e fortë që ulet shpejtësia. Ai po rrinte te trotuari kur ecin njerëzit për vrap, sport, si kam kujt as 1 euro borxh, djali im Adriani ka bizneset e veta dhe një shkollë në Tetovë, ditën e ngjarjes ai këtu ka qenë në Tiranë, jetonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai është shumë i rregullt s’ka vese, në dijeninë time s’ka pas asnjë konflikt apo borxh, kurrë. Suel Çelën se njof as se kam taku ndonjëherë, veç ca kam dëgju në tv.