Skandali me tenderat e AKSHI-t/ Ndërpritet për 3 orë gjyqi për masat, mbrojtja kërkon kohë
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj drejtuesve të AKSHI-t, është ndërprerë për rreth tre orë, pas kërkesës së mbrojtjes për t’u njohur me materialet e dosjes hetimore.
Avokatët e zyrtarëve të lartë kërkuan kohë shtesë, duke argumentuar se nuk kanë pasur mundësi të shqyrtojnë plotësisht provat dhe dokumentacionin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme.
Gjykata pranoi kërkesën dhe vendosi shtyrjen e përkohshme të seancës.