Ka njerëz që nuk blejnë dot ilaçet, por PS Vlorë shtron darkë 30 milionë/ 3-4 drejtorë e paguan, po ku i gjetën lekët…
Faqja ne facebook “Disidentët” ka denoncuar shpenzimet marramendëse të Partisë Socialiste gjatë një darke të shtruar në Vlorë,
Sipas kësaj faqje darka ka kushtuar rreth 30 milionë lekë dhe atë e kanë paguar 3-4 drejtorë të drejtorive të Vlorës.
Në tekstin denoncues shtrohet pyetja, “këta drejtorët ku i gjetën lekët?”.
Postimi në faqen e “Disidentët”:
Gati 30 milionë lekë darkë!
Kaq I kushtoi Partisë Socialiste të Vlorës darka e shtruar në Radhimë.
S’ka asgjë të keqe të mblidhesh, të argëtohesh, të hash e pish me kolektivin.
Të gjitha institucionet e bëjnë!
E di ku është problemi?
Tek pagesa...
Darkën e paguan 3 4 drejtor të drejtorive të Vlorës. Tani me logjikë të thjeshtë:
Këta drejtorët ku i gjetën lekët?
A u hap rrugë këtyre drejtorëve të abuzojnë? Të vjedhin shtetin? Të vjedhin qytetarët?
Se drejtorët nuk do marrin lekët e kursimeve të fëmijëve për të paguar darkën e patronazhistëve?
Çfarë përparësie u jep këtyre drejtorëve në moment që u kërkon për një darkë, rrogën e gjithë vitit?
Dhe sa palaço duhet të jesh, të reklamosh e hapesh bythësh duke treguar se si e ke shtruar tryezën plotë me prodhime deti, e ushqim cilësor kur pjesa më e madhe e qytetit vuan për bukë?
Kur çdo ditë shikojmë të sëmurë që lutem për 2 lekë të paguajnë ilaçet?
Kur çdo ditë shikojmë familje që përgjërohen për 2 lekë se u janë prerë dritat?
Do thoni ju, këto janë halle të ndara...
Patjetër! Ama s’ka hipokrizi më të madhe që drejtorët e kryetarët që na shfaqin mirëqenie të niveleve të larta, paguar me lekët e këtij populli të dhunuar...e vetë populli ha bar.