Mediat italiane: Përshkallëzohen tensionet në Parlamentin e Shqipërisë, fishekzjarre, shishe uji dhe ‘rrëzimi’ i Ballukut...
Mediat italiane i kanë bërë jehonë seancës së fundit parlamentare të zhvilluar këtë të enjte, 18 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë.
Nova News shkruan se tensioned u rritën në Parlamentin e Shqipërisë, kur Partia Demokratike dhe depuetët e opozitës, u përpoqën të bllokonin seancën parlamentare.
Kjo shkruan, mediat italiane, erdhi pas akuzave të opozitës për qeverinë dhe Partinë Socialiste në pushtet, për lidhje me krimin e organizuar.
‘Deputeti i opozitës Belind Kellici ndezi një fishekzjarr, ndërsa shishe uji u hodhën drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi ndërsa ai lexonte rendin e ditës’, shkruan Nova News.
Deputetët e opozitës rrëzuan gjithashtu postin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.