", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/18/auto_Thijs-Reuten-600x3601766053325.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Eurodeputeti Reuten pas heqjes së masave ndaj Kosovës: Tani të procedohet me aplikimin për vend kandidat

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas vendimit të BE-së për të hequr të gjitha masat, vendim ky që do të finalizohet në fund të janarit 2026 me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.

Reuten ka thënë se kjo politikë e BE-së karshi Kosovës ka qenë e tmerrshme dhe sipas tij tashmë është koha që të procedohet me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, meqë aplikimi po mbahet në sirtar prej vitesh.

“Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës.Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh.”, ka shkruar ai.