Modric i sugjeron Real Madridit të blejë ‘yllin’ e mesfushës së PSG-së

Real Madrid po konsideron mesfushorin e PSG-së, Vitinha, si një nga opsionet për të forcuar kreativitetin në mesfushë. Sipas Defensa Central, Luka Modric, ish-‘ylli’ i Realit, e ka rekomanduar vetë portugezin për këtë rol.

Edhe pse Vitinha nuk ka një klauzolë të fikse për largim, mediet raportojnë se ekziston një marrëveshje me PSG-në: nëse mesfushori dëshiron të ndryshojë klub dhe arrin një ofertë midis 90 dhe 100 milionë eurosh, parizienët duhet ta lënë të shkojë. Megjithatë, duhet theksuar se marrëdhëniet mes Real Madrid dhe PSG-së janë tensionuar pas transferimit të Mbappé-së.

Në këtë sezon, Vitinha ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 22 ndeshje për klubin francez, duke treguar një ndikim të konsiderueshëm në lojën e skuadrës. Për Realin, shtimi i tij do të shtonte kreativitet dhe kontroll në mesfushë, duke përforcuar objektivat e klubit për sezonin e ardhshëm.