Tensionet/ Garda shkel rregulloren, dhunon deputetët e opozitës në Parlament
Deputetët e opozitës kanë rënë pre e dhunës së Gardës së Republikës në seancën e kësaj të enjteje në Parlament.
Ligjvënësit opozitarë kanë zënë karriget e kabinetit qeveritar në Kuvend, duke mos lejuar zhvillimin e seancës parlamentare, teksa kërkojnë interpelancë për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK për abuzime me tendera në disa çështje.
Gardistët e vendosur në sallën e Kuvendit, po tentojnë t'i largojnë me forcë deputetët e PD, duke i dhunuar.
Klevis Balliu dhe Flamur Noka janë ulur në vendet e ministrave në Kuvend, në shenjë proteste. Pas tensioneve, Garda ka tentuar të ngrejë me dhunë nga karrigia Balliun.
Klevis Balliu: Ku është Lubia, ku e keni palloshin?
Bardhi: Merrni peng biznesmenë
Kjo është seanca e fundit në këtë sesion parlamentar e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe që zhvillohet mes tensioneve në një kohë kur opozita kërkon arrestimin e Belinda Ballukut për një sërë aferash korruptive, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.
Sakaq të premten e 19 dhjetorit është pa`rishikuar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të diskutuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të Ballukut për t’i hapur rrugën arrestimit të kësaj të fundit.