‘Abuzoi me tenderat’/ ‘Aktet, sekret hetimor’- Kallëzimi ndaj Tërmet Peçit, SPAK - PD: Po hetohet!

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj deputetit të PS, dhe ish kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, lidhur me dyshimet për abuzime me tenderat gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Tepelenë.

Përmes shkresës, SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për kallëzimin ndaj deputetit Tërmet Peçi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendra. Ishte Adriana Kalaja, e cila në cilësinë e kryetares së Gjykatës së Apelit në PD, depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

“Kemi regjistruar procedim penal për Tërmet Procedimi për shkelje të barazisë në tendera”,citon SPAK në shkresën ku i kthen përgjigje Kalasë.

SPAK gjithashtu sqaron se veprimet hetimore për ish kryebashkiakun Tërmet Peçi, aktualisht ligjvënës i PS, ende s’kanë përfunduar.

“Në këtë çast aktet hetimore përbëjnë “sekret”. Tërmet Peçi nuk është pyetur në lidhje me rrethanat”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Kthim pergjigje

Statusi i Adriana Kalasë:

Prag festash dhe prag detyre.......

Në vijim të dhuratës që më bëri Kreu i Organizatës Kriminale, Rama më 11 dhjetor, dhuratat vijojnë në këtë prag festash, por këtë herë nga SPAK.
Në fakt, unë e kam ditur shumë mirë që Tërmeti dhe Tërmetët e tjerë apo Zeqinetë, nuk do të më votonin, por kjo përveç se më bën krenare për gjithë sa kam bërë në këto vite, më jep më shumë force të shkoj përpara.
Duke i uruar punë të mbarë Kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, i kam dhënë shansin të na tregojë "tërmetin" prej 66 milion Euro të Tërnetit (bashkë me 85 kallëzimet e tjera), dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Unë jam në pritje......., se
Sherifi i Ri ka ardh në qytet 
Kush e ka radhën?