Futbollisti i Shpresave kuqezi huazohet nga Palermo te një tjetër klub italian

Shaqir Tafa rinovon kontratën me skuadrën e Palermos deri në vitin 2020, por do të huazohet në ekipin e Serisë C, Monopoli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari shqiptar, i cili thotë se ndihet i lumtur për këtë lëvizje në karrierën e tij.

“Shumë i lumtur që arrita ta firmos kontratën me Palermon deri në vitin 2020. Tani nis një tjetër aventurë e re dhe e rëndësishme me Monopolin”, shkruan Shaqir Tafa në profilin e tij të “Instagram”-it.

Shaqir Tafa është mbrojtës 18-vjeçar dhe është pjesë e Shpresave. Ai ka debutuar në marsin e këtij viti dhe tani shpreson që të gjejë vazhdimësi në ekipin e ri.