Kishte kërkuar vetë/ Ilir Meta dëshmon sot për ‘21 Janarin’

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të enjte, 18 dhjetor, qelinë dhe do të shoqërohet drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga SPAK për hetimet për 21 janarin.

Meta kërkoi vetë që të deklarojë për dosjen e 21 janarit që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.