Kivu do Superkupën e parë në karrierë: Çdo trofe duhet të nderohet dhe ne duam ta fitojmë atë

Inter rikap kreun e klasifikimit, por në derë është Superkupa e Italisë.

Mbase nga rëndësia është trofeu më pak i rëndësishëm për tu fituar, por për zikaltrit triumfi është një detyrim dhe këtë e di farë mirë edhe trajneri Kiristian Kivu.

“Ne duam të shkojmë në shtëpi me kupën, çdo trofe duhet të nderohet dhe ndoshta të merret”, tha tekniku zikaltër.

Kanë qenë këto fjalët e trajnerit para nisjes për aventurën arabe, duke premtuar se skuadra do japë maksimumin.

Të premten kundër Bolonjës, Interi do të synojë fitoren, për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë.