'Implikon direkt Edi Ramën'/ Hoxhaj: Kush është personi me iniciale BB në përgjimet Balluku-Berberi për tenderat?
Një përgjim i ri i bërë publik nga opozita hedh dritë mbi një skemë të paracaktimit të tenderave, duke implikuar deri në nivelet më të larta të qeverisë. Biseda e zbardhur, mes Evis Berberit dhe ministres Belinda Balluku, zbulon komunikime direkte me kryeministrin Edi Rama, duke ngritur pikëpyetje serioze për integritetin e prokurimeve publike.
Në qendër të këtij zbulimi është tenderi për supervizimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.
I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se verifikimet tregojnë se një person me inicialet B.B., i cili rezulton të jetë ish-pronari i një prej kompanive fituese, është personazhi i përfolur në komunikim. Tenderi në fjalë është ndarë mes katër kompanive të ndryshme, një fakt që përputhet në mënyrë të habitshme me përmbajtjen e mesazheve.
Hoxhaj shprehet se sipas bisedës së transkriptuar, vartësi Berberi i shpjegon ministres Balluku se tenderi ishte ndarë me qëllim "për të kënaqur sa më shumë persona". Kjo deklaratë, e parë në kontekstin e ndarjes së kontratës mes katër subjekteve, sugjeron një marrëveshje të paracaktuar për të shpërndarë fondet publike sipas interesave klienteliste dhe jo bazuar në konkurrencë të ndershme.
Sipas Hoxhajt, elementi më tronditës i përgjimit është fakti se Evis Berberi ka pasur komunikim direkt me kryeministrin Edi Rama. Ky komunikim, sipas Hoxhajt, kishte shkaktuar shqetësim tek vetë ministrja Balluku. Kjo dëshmi sugjeron se vendimmarrja për fituesit e tenderave nuk ishte në duart e ministrisë së linjës, por ishte e centralizuar dhe e paracaktuar nga vetë kreu i qeverisë. Sipas Hoxhajt, kjo tregon se nuk bëhej fjalë vetëm për përfshirjen e Ballukut, por për një skemë ku kryeministri përcaktonte fituesit, tenderat dhe çdo detaj tjetër.
Publikimi i këtij fragmenti konsiderohet si një nga pjesët më të rëndësishme të dosjes hetimore, pasi për herë të parë ofron prova për dyshimet e kahershme për përfshirje e Ramës direkt në aferë.
Hoxhaj:
Shiko, ne kemi bërë një verifikim të shpejtë sot për një nga rastet që përmendet në përgjimet që ka publikuar zoti Berisha dhe bëhet fjalë për një person me gjasë me inicialet B.B., që rezulton se ka qenë ish-pronar i një kompanie që është përfituese e tenderit të supervizimit të Lotit 4 të Unazës së Madhe. Ky tender është ndarë mes katër kompanive.
Pra, ka një lloj përputhje mes mesazhit të zotit Berberi me Belinda Ballukun që thotë, ne e kemi ndarë këtë tender për të kënaqur sa më shumë persona me realitetin faktik pra që është pikërisht tenderi i supervizimit, por sigurisht që inicialet që përmenden aty, korespondojnë me personin që ka qenë ish-pronar i kompanisë që sot ka fituar tenderin dhe normalisht duhet verifikuar nëse bëhet fjalë për këtë apo jo.
Po, unë mendoj që nga gjithçka kemi lexuar deri më sot, pra duke nisur që nga gjeneza e kësaj historie, publikimi i vetëm këtij fragmenti sot është ndoshta nga pjesët më të rëndësishme të gjithë historisë së dosjes së Belinda Ballukut, sepse implikon direkt atë që ne kemi thënë deri më sot, por që nuk kemi pasur prova, Edi Ramën.
Dhe fakti që zoti Berberi ka pasur komunikim direkt me Edi Ramën, kryeministrin e vendit, aq sa Belinda Balluku është e shqetësuar për këto komunikime që Berberi kishte direkt me kryeministrin Rama, tregon që atë që kemi thënë që nuk ka qenë vetëm Belinda Balluku, por ka qenë ai që i ka përcaktuar fituesit, tenderat dhe gjithçka tjetër, pra që është bërë në mënyrë...