PSG fiton Kupën Interkontinentale, mposht me penallti Flamengon në finale

PSG ka shtuar një tjetër trofe për vitin 2025, pikërisht Kupën Interkontinentale.

Francezët ia dolën duke mposhtur Flamengon përmes penalltive, ndërsa portieri Safonov u tregua hero me katër 11-metërsh të pritur.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Kvaratskhelia në minutën e 38-të. Asgjë nuk ishte e lehtë për PSG-në.

Baraspeshën e vendos Jorginho me golin nga penalltia në pjesën e dytë.

Më pas u nevojitën sërish 11-metërshat, për të vulosur fatin e takimit (2-1 për PSG-në).