‘Pse xhiron gomat...’/ Zbardhet shkaku i plagosjes me armë në Mamurras, 50-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur këtë të mërkurë në Mamurras, ku një 50-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve nga policia, i plagosuri Pjetër Marku sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka patur një konflikt të çastit me autori, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.
Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëviztë me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjeter Markut, i cili po merr mjekim ne Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.