Protesta e 22 dhjetorit/ Berisha: Është koha e përqëndrimit dhe provës me këtë regjim
Në mbyllje të takimit me kryetarët dhe sekretarët e degëve, kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje që rezistojnë dhe të organizohen për aksionin e opozitës, siç është protesta kombëtare e 22 dhjetorit.
‘Tani është koha e përqëndrimit total e provës me këtë regjim. Degët duhet të rezistojnë. A i kemi thënë ne armikut armik? Jo në masën e duhur’, theksoi Berisha.
Berisha: Ju ftoj përsëri që secili prej nesh të zhvendoset në orbitë të re. Tani kemi qartësi që të ndërtojmë platformë antidiktatoriale, pasi karakteri represiv i regjimit, shndërrimi i zgjedhjeve në farsë është tashmë e konfirmuar ndërkombëtarisht.
Diktaturat autokratike mund të zgjasin shumë vite. Me votë ato nuk ikin. Platforma jonë bazohet tek ata njerëz që guxojnë.
Tani është koha e përqëndrimit total e provës me këtë regjim. Degët duhet të rezistojnë. A i kemi thënë ne armikut armik? Jo në masën e duhur.
Ne nuk bojkotojmë parlamentin. Asgje se zëvendëson protestën.