Aksioni i 22 dhjetorit/ Pas mbledhjes së KK, Berisha dhe Noka takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka do vazhdojnë takimet me kryetarët dhe sekretarët e degëve në selinë blu.
Sipas burimeve për SYRI-n, mësohet se temë e takimit është aksioni dhe përgatitja për protestën kombëtare të thirrur në 22 dhjetor përpara kryeministrisë.
Kujtojmë se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare kanë thirrur një protestë kombëtare në 22 dhjetor, pas zhvillimeve të fundit politike dhe juridike në kupolën drejtuese të mazhorancës socialiste, ku SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, heqjen e mandatit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe arrestimin e saj, e cila akuzohet për abuzime qindra milionë euro me tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.