Çështja 'Balluku'/ Nuri zbardh skenarin e PS: Do zvarritet, në gjyq nuk vihet ministrja por SPAK-u...

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, deklaroi në ‘Task Forcë’ në Syri TV se shqyrtimi në Kuvend i kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku rrezikon të zvarritet nga mazhoranca.

Sipas tij, argumentet e përdorura për mungesë informacioni janë artificiale, ndërsa Komisioni i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve është shndërruar ndër vite nga shumica socialiste në një “sallë gjyqi”, ku në vend të trajtimit formal të kërkesës, vihen në diskutim provat e Prokurorisë së Posaçme.

Franc Nuri: Nga opozita dhe pesë nga mazhoranca pjesë e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, janë, janë deputetë me eksperiencë, e para e punës dhe e dyta duhet të jenë normalisht të certifikuar për të trajtuar informacione të tilla. Thënë këtë, unë e shoh si një artific këtë gjetje, sepse është bazuar tek fakti se informacioni mund të jetë edhe në formë USB-je. Pra, ajo USB që është vënë në dispozicion nga Prokuroria e Posaçme, nga SPAK-u, thuhet se qenka në kasafortë të administratës së Kuvendit dhe nuk dihet ende se në ç'moment do t'i bëhet me dije atyre deputetëve të cilët janë pjesë e këtij komisioni, të cilët do të marrin më pas, do të shqyrtojnë kërkesën e paraqitur nga SPAK-u për ndryshimin e masës dhe kalimin në arrest me, në arrest shtëpie.

Unë mendoj se në datën 19, nisur edhe nga eksperienca që kjo mazhorancë ka tashmë me shumë ministra dhe ish-ministra apo ish-deputetë që janë kërkuar nga drejtësia e tjerë e tjerë, nisur që nga rasti Tahiri, dhe ndryshimet që kanë pësuar rregullorja e Kuvendit pikërisht për raste të ngjashme, unë mendoj se skenari do të jetë që të zvarritet sa më shumë procedura, të merret kohë nga mazhoranca për të kërkuar prova, për t'u njohur me provat, do të bëjnë oponencën e tyre, mendoj unë. Kështu që ky proces do të zgjasë. Nuk mendoj, sinqerisht, është mendimi im personal, nuk mendoj se procesi do të mbyllet të premten. Aty do të jetë vetëm fillimi i një ndoshta sage të tjerë, tjetër juridike dhe meqenëse u fol edhe pak më herët për masterat, këtu do të duhet që aty pastaj do të ketë nevojë për master tjetër shkencor në drejtësi, sepse mendoj që do të ketë debate të mëdha përderisa ai, domethënë komision apo ai këshill i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, është transformuar vitet e fundit nga mazhoranca socialiste si një sallë gjyqi. Si një sallë gjyqi ku nuk i bëhet gjyqi personit që kërkohet nga drejtësia, deputetit apo zyrtarit të lartë në rastin konkret zonjës Balluku, por mendoj aty ka për t'u bërë gjyqi ndaj kërkesës së Prokurorisë dhe do të duhet që të jetë SPAK-u ai që të përballet pastaj me mazhorancën

Normalisht, normalisht një kërkesë e tillë është vetëm formalitet. Duhet të ishte një formalitet për Kuvendin. Kuvendi duhet të shqyrtojë vetëm anën formale. Pra, a ka ardhur kjo kërkesë nga SPAK-u? A është zonja deputete? A plotëson kriteret ligjore në anën formale? Por, nëse ju kujtohen dhe herët e shkuara, kanë shkuar përtej kësaj deputetët e mazhorancës, kanë ndërhyrë në thelbin e provave, kanë peshuar provat për të parë a ishin të mjaftueshme apo jo. Pra i kanë hyrë meritës së çështjes, gjë që nuk lejohet normalisht. Por unë këtë skenar parashikoj.