Igli Tare bën ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e Gjermanisë
Igli Tare si gjithmonë kërkon të mundë konkurrencën dhe të mos lërë gjëra për momentet e fundit, ndaj “Sky Deutchland” ka mësuar se drejtori sportiv i Milanit ka hedhur hapin e parë për të siguruar firmën e sulmuesit të Gjermanisë, Niclas Fullkrug.
Media gjermane ka bërë të ditur se Tare i është drejtuar West Hamit, i cili ka në pronësi lojtarin, me një ofertë huazimi me të drejtë blerje në fundin e sezonit, por pa detyrim për blerjen e tij.
Nuk bëhen të ditura shifrat, por drejtuesi shqiptar ka kërkuar që të mbyllë gjithçka që në ditët e para të janarit për ta vënë në dispozicion të trajnerit Allegri.
Për lojtarin ka interes edhe nga klubet tjera, më konkretisht Wolfsburg, ndaj Tare kërkon të shmangë konkurrencën dhe të bindë lojtarin që të provojë Serinë A para se të bëjë prapakthehu në Bundesligë.