SYRI TV/ Prishja e pazareve me milionat e AKSH-it zbuloi skemën, Gerond Meçe dikur përfitues i tenderave
Gerond Meçe që po konsiderohet pas operacionit të SPAK si një person kyç në dosje, është denoncuar si prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Pasi përmes kompanive të tij kishte qarkulluar miliona euro si përfitues tenderash, Meçe u kthye në shqetësim ku do përfundonte me pengmarrjen e tij vetëm dy javë para ish-zv. Drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima. Arben Ahmetaj dhe persona të tjerë denoncuan se ekziston një audio-përgjim ku Gerond Meçe pranon se tenderat vendoseshin nga Linda Rama.
Syri TV
Biznesmeni Gerond Meçe dikur ka qenë përfitues i tenderave me AKSHIN përmes kompanive të tij që dyshohet sipas denoncimeve se ka punuar si prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Por pas disa vitesh bashkëpunim, me ndërprerjen e përdorjes së tij për të fituar tendera, Gerond Meçe u kthye në shqetësim për përcaktimin e tenderave.
Kjo solli konfliktin se nëpërmjet cilave kompanive do të qarkullonin miliona euro të tenderave ku më pas do të përfundonte me episodin e pengmarrjes së tij. Mësohet sipas të dhënave nga SPAK se Gerond Meçe është marrë peng dy javë para pengmarrjes së ish-zv drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima. Mesazhi sipas burimeve ka qenë i qartë për të dy, që nuk duhet të hapnin gojën për shefat e tyre real. Ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj por edhe persona të tjerë denoncojnë ekzistencën e një audio përgjimi ku Gerond Meçe të jetë shprehur se tenderat e AKSHI-t i vendoste të gjitha Linda Rama.
Fill pas këtyre denoncimeve personazhet e përdorura për tërhequr milionat e fituara nga AKSHI ndryshuan ç’ka sot ka sjell edhe hetimin nga SPAK. Nga këqyrja e dokumenteve, vetëm një kompani e regjistruar në emër të Gerond Meçes ortak në kompani të tjera me Armand Frangun kanë përfituar 53 milionë euro tendera. SPAK lëshoi 8 masa sigurie, mes të cilave edhe për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj që u la në arrest shtëpie teksa akuzohen për grup të strukturuar kriminal, shkelje të barazisë në tendera apo heqje e paligjshme e lirisë.