Tregu i krishlindjeve - Begeja: Çmimi i lartë i birrës nuk vjen nga prodhuesit
Biznesmeni dhe aktivisti Xhimi Begeja ka ndarë më ndjeksit e tij në faqen e Fecbooku-t një shenim për çmimin e lartë të Birrës në Shqipëri.
Çmimi i larte i birres nuk vjen nga prodhuesit
Para 8 vitesh, Sheshi Skënderbej ishte plot e përplot me njerëz që festonin; një gotë birre kushtonte 150 lekë. Sot, sheshi sërish është i mbushur me njerëz, por vetëm për të bërë foto, jo për të pirë birrë, sepse çmimi i saj ka shkuar në 500 lekë.
Është krijuar një precedent shumë i keq për imazhin e festave, pasi gjatë Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbej është përhapur ideja e çmimeve abuzive të produkteve. Kjo, në fakt, nuk është e vërtetë. Rritja e çmimeve vjen kryesisht nga pamundësia për të përballuar koston shumë të lartë të qirasë së shtëpizave, e cila ka shkuar 4 deri në 5 herë më e lartë se çmimi real i kërkuar nga bashkia.
Ky turp vazhdon prej shumë vitesh.