Adele tregon si i shkruajti këngët e saj më të famshme

Albumi i saj i vitit 2011, ishte albumi më i shitur i shekullit.

Por këngëtarja  britanike Adele ka thënë se më nuk pret që të shkruaj këngë aq të mira sa ato që ishin në albumin “21”.

“Tani e shikoj nga perspektiva e një personi tjetër dhe e di që nuk do shkruaj këngë po aq të mira se sa ato që ishin në albumin 21. Nuk jam aq toleruse sa isha atëherë”.

“Në atë album isha teresisht ndryshe pasi një gjuhë e dehur është gjithmonë e sinqertë. Pija dy shishe me verë dhe tymosja. Më pas shkruaja tekstin dhe kur e lexoja në mëngjes e shihja që është tekst shumë i mirë. E më pas e gjeja melodinë”.

Ajo ka shpjeguar pothuajse në detaje se si ishin ditët e saj kur pinte shumë alkool.