Hetimet e SPAK për AKSHI-n dhe Ballukun/ Shkullaku: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK për AKSHI-n dhe për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

I ftuar në “Opinion”, Shkullaku theksoi se nuk ka patur besim te SPAK, por kohët e fundit sipas tij, hetimet po i afrohen kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, në momentin që mund të preket Rama edhe individë që kanë mbështetur reformën në drejtësi do të dalin kundër veprimeve të saj.

Shkullaku: Nuk kam patur besim te SPAK sepse deri më sot kishte treguar se nuk i afrohej dot gardhit të kryeministrit. Tani në fund, Dumani para se të iki bërë dy akte, njëri që është hetimi për procedurën e tenderit i është afruar gardhit të kryeministrisë dhe hetimi për AKSHI që i afrohet gardhit të Surrelit. Tani do të shikosh që të gjithë dashnorët e reformës në drejtësi, kur preket Surreli në djall të shkojë dhe Brukseli.