VIDEO/ Cena: Vendimi i Kushtetueses, precedent që mund të pengojë hetimin e zyrtarëve
Gazetari Artan Cena i ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, me Adi Krastën ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Posaçme ndaj Belinda Ballukut, për ta pezulluar nga detyra e ministres.
Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Cena u shpreh se, ky vendim i Kushtetueses mund të përdoret edhe nga zyrtarët e tjetër për të kërkuar pezullimin e hetimeve ndaj tyre, pikërisht me argumentin që ka përdorur dhe vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, atë të pengimit të punës së institucioneve.
‘Vendimi i Kushtetueses, krijon dy standarde. Një standart për qytetarët dhe opozitën dhe një standard tjetër për pushtetin.
Kur bëhet fjalë për qytetarë apo për opozitarë, Gjykata Kushtetuese edhe nuk i merr në shqyrtim fare, siç ndodhi me rastin e zotit Berisha. Gjykata Kushtetuese nuk njohu të drejtën e 1/5 së deputetëve për ta shqyrtuar atë çështje dhe në momentin që kryeministri kërkoi një mendim nga ata, ata në mënyrë urgjente, të themi, brenda një jave, sepse, dhanë një vendim duke e pranuar.
Kjo çësht mund të kthehet në një precedent sepse, çdo zyrtar mund të shkojë dhe të ankimojë vendimin ndaj tij, duke përdorur këtë çështje si precedent, duke qenë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë imperativë dhe përdoren për vendime të mëpasshme’, tha gazetari Artan Cena në SYRI TV.