Macron në Marsejë: Gjobat për përdoruesit e drogës do të rriten nga 200 në 500 euro
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot në Marsejë se gjoba për përdoruesit e drogës do të rritet nga 200 në 500 euro, raportuan mediat lokale.
"Jam lodhur duke parë të rinj në telashe, dhe në disa lagje mendojnë se është argëtuese të shkojnë dhe të blejnë drogë. Do ta rrisim gjobën fikse në 500 euro. Të gjithë ata që përdorin drogë tani duhet ta kuptojnë se po kontribuojnë në tregtinë aktuale të drogës", tha Macron gjatë një vizite në Marsejë në jug të Francës, ku ka një problem me trafikun e drogës.
Macron vlerësoi operacionet policore të kryera në Marsejë dhe shtoi se rreth 300 oficerë policie shtesë ishin dërguar për të luftuar trafikun e drogës.