VIDEO/ Aksident me vdekje në rrugën e Tapizës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor rreth 62 vjeç.

Burime zyrtare nga policia thanë se, 19-vjeçari Kleo M., duke drejtuar një ‘Audi’ me targe  AB 266 PM, ka përplasur 62-vjeçarin duke i marrë jetën, ndërkohë që aksidenti ka qenë

Krujë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.