Balliu në terren: Të gjithë në protestë më 22 dhjetor para Kryeministrisë!

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar sot takime me qytetarët në terren, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën e parashikuar për datën 22 dhjetor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se protesta përbën mjetin kryesor për përballjen qytetare me një qeveri që sipas tij ka humbur legjitimitetin.

Ai nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive, duke e cilësuar atë vendimtare për realizimin e ndryshimit politik.