VIDEO/ Gjokutaj ironi me Ramën: Pezullimi qenka antikushtetues, arrestimi qenka kushtetues
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ironizuar qëndrimet e Edi Ramës lidhur me masat e sigurisë dhe interpretimin e kërkesat të SPAK, duke vënë në dukje kontradiktat e hapura mes retorikës politike dhe logjikës juridike. Sipas Gjokutajt, situata e krijuar nxjerr në pah një paradoks flagrant: masa më e lehtë e pezullimit nga detyra konsiderohet antikushtetuese, ndërsa masa ekstreme e privimit të lirisë paraqitet si kushtetuese, çka, sipas tij, kërkon arsyetim të thelluar ligjor dhe jo justifikime politike.
‘Megjithatë Rama e ka nisur këtë, këtë, këtë lloj analize që kur tha grusht shteti. Grusht shteti. Sot nuk përmend grushtin e shteti.
Shiko edhe Rama edhe Belinda e patën që po ta krahasojmë me një të sëmurë, u dha një terapi, e cila nuk, terapi e cila nuk u zbatua. Dhe tashi është agravuar gjendja. E kupton? Sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ja pra që na dilka që pezullimi nga detyra qenka antikushtetues, ndërsa arresti nuk qenka antikushtetues.
E kuptoni tashi se si dalin zbuluar këta? Pra një masë më e lehtë qenka antikushtetuese dhe masa ekstreme e privimit të lirisë qenka kushtetuese? Ja këto duhet të lexohen e të thonë këta, ta arsyetojnë, ta arsyetojnë sepse çdo gjë që del nga arsyetimi nuk është edhe ligjore.
Kështu që ne ndodhemi në këtë situatë që SPAK-u po tregon qëndrueshmëri, po tregon konsekuencë, po mbron në fund të fundit fabulën e saj. Ëh, as më shumë dhe as më pak. Dhe sot, siç thonë mediat, është plotësuar me shtatë episode, pazëlli i i i zonjës Balluku. Çka do të thotë nuk lidhet më vetëm me prishjen e provave që të bëjë një manovër tjetër Rama, që një manovër tjetër juridike që ajo të japë dorëheqjen po të mos japi arrestin se ajo nuk prish provat. Jo jo, është intimidimi i dëshmitarëve, është, është rreziku i ikjes. Pra nuk është vetëm një kriter i veçantë. Plus pastaj...
Shiko, unë e kam paralajmëruar që para dy ditësh që grupi parlamentar i Partisë Socialiste për shkak të keqmenaxhimit të gjithë kësaj situate, do të vihet me shpatulla për muri. Pra, edhe një pjesë që s'janë të korruptuar, do të detyrohen të ngrenë kartonin dhe të kundërshtojnë, sepse shiko tashi, të vësh Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Belinda Ballukut, të vësh parlamentin në shërbim të saj. E di ç'do të thotë ti që për një plesht të djegësh gjithë jorganin? Pra, e gjithë kjo zallamahi, e gjithë kjo procedurë bëhet për një individ dhe nuk bëhet në emër të një precedenti i cili është skandaloz.
Shiko, thuhet që Rama do përdori këtë mbrojtje dhe do thotë që kjo dha dorëheqjen, nuk kemi pse e japim lejen pra arrestimin. Po sa veta janë që arrestohen, kur ka qenë puna para katër vjetësh? Çfarë, çfarë provash prish ai? Por çfarë prevalon në masën e sigurimit? Prevalon vazhdueshmëria, përsëritja, prevalon sasia, shuma, monetare e cila, e cila është vjedhur, apo është abuzuar, po themi. Është rreziku...
Jo, janë lotet e Tiranës tashi, prit se ka ardhur këtu muhabeti. Shtatë episode thonë, thonë gazetarët. Dhe janë të gjitha këto që e plotësojnë pazëllin e privimit të lirisë. Në të kundërt që as Rama dhe as Balluku nuk kanë treguar një vullnet për t'u mbrojtur në mënyrë të përshtatshme për të kursyer edhe cënimin e lirisë, e kupton, por duke bërë një karshillëk për të treguar që në rastin e tyre nuk ka fabul vjedhje apo korrupsioni apo penaliteti, po aty ka një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe duke sjellë Belinda Ballukun 20 ditë se do marrim rastin që Gjykata Kushtetuese nuk e miraton.
20 ditë do mbyllet kjo vrimë e madhe që u hap, që të kthehet kjo në qeveri? E kuptoni se sa, se sa foshnjarake është kjo, ky arsyetim’, tha ndër të tjera, Genc Gjokutaj në SYRI TV.