Çmimi ‘The Best’/ Pas ‘Topit të Artë’, Dembele shpallet nga FIFA edhe ‘Lojtari më i mirë i vitit 2025’
Ylli i Paris Saint-Germain dhe i Francës, Ousmane Dembele, është zgjedhur “Lojtari më i Mirë” për meshkuj nga FIFA për vitin 2025.
Sulmuesi francez u shpërblye pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në.
Ai ishte një figurë kyçe gjatë rrugëtimit të klubit drejt titullit të parë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime gjatë fushatës triumfuese në Europë.
Dembele, i cili u emërua MVP i sezonit 2024-2025 si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligue 1, ishte thelbësor ndërsa PSG fitoi tripletën.
28-vjeçari gjithashtu ndihmoi skuadrën të arrinte finalen e parë të Kupës së Botës për Klube.
Arritjet kryesore:
Fitues i Ligës së Kampionëve 2024/25
Fitues i Ligue 1 2024/25
Fitues i Kupës së Francës 2024/25
Fitues i Superkupës së Francës 2024
Vendi i dytë në Kupën e Botës për Klube 2025
Vendi i tretë në Ligën e Kombeve 2024/25
U emërua ‘Lojtari i Sezonit’ në Ligën e Kampionëve 2024/25
Pjesë e ekipit më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve 2024/25
U emërua ‘Lojtari i Vitit’ në Ligue 1