Trimoshat me patllake
Nga Leonard Seferi
'Trimoshat me patllake' më kujtoi një këngë të vjetër që në fëmijërinë time këndohej në shtëpinë tonë me çifteli nga babai dhe gjyshi(ndjesë pastë).
Kënga e Isa Boletinit se si shkoi i armatosur në Pallatin Mbretëror në Londër dhe rojet nuk e ia morën dot alltinë apo patllaken tek dera dhe u takua me Ministrin Anglez për të folur për fatet e Shqipërisë në një kohë shumë të errët për vendin tonë.
Për ju që nuk e keni dëgjuar po ju shkruaj një pjesë të këngës të cilën e kam në mendje bashkë me kujtimet fëminore.
Ministrit t'Londrës shkun e i than,
Isa Boletini vet' ka ardh
Mban allti e ksul të bardh
(Ministri Londinez)Do t'a pres siç asht zakoni,
Veç kujdes ta shoqëroni
Ju gjeneralë ta kontrolloni
Hyn Isaj me kryet nalt
Palt e xhamadanit i rrin hap
Si shqiponja me dy krah
(Ministri Londinez)Me Kan than se je trim mali
E kërkush armët s'ti ndali
Veç n'Europ un sot jam ma i pari
(Pra edhe pse ti je trim malesh këtu u çarmatose)
(Isa Boletini) Kalova detin ktu me ardh
Me dërgoj populli shqiptar
Shtat krajlnive(mbretërive) me u than dy fjal
(Isa Boletini)Sa për rregullat t'i zbatova
Njanën allti(patllake) n'der t'a dorzova
Kurse tjetrën prej brezit s'e nxorra
(Isa Boletini) Po s'besove ta kallxoj
Të nant plumbat i mban në goj'
Ismail qemali mua ma dhuroj
Lordi plak mbeti pa mend
Nuk flet as nji fjal veç se ban me shenj
Ulu mor shqiptar o të bajm kuvend
(Isa Boletini) Mos u tut more zotni
S'kam ardh n'pallat t'Londrës me u vra me ty
Veç me t'than se ka Shqipni
Detin ndoshta mund t'a thani
Mund të shterrni dhe oqeanin
Po Shqipnin more t'pa qen s'e bani
Patjetër që nuk janë të njërtat sitauata. Që prej asaj kohe ka kaluar më shumë se një shekull por ajo që doja të them është se mos ndoshta agjentët e BKH-së janë Isa Boletinët e sotëm ku kërkojnë që Shqipëria mos bëhet e paqenë!
Historia e Isa Boletinit tregon se hyrjet me patllake nëpër Pallate Mbretërore nuk kanë rezultuar keq për kombin.