Fitoi Championsin me PSG-në, Luis Enrique shpallet ‘Trajneri i Vitit’

Ashtu si çdo vit, FIFA do të shpërndajë në një ceremoni gala në Doha, çmimet “The Best”.

Në garë për lojtarin më të mirë janë Dembele, Yamal, Pedri, Raphinha, Hakimi, Kane, Mbappe, Mendes, Palmer, Salah dhe Vitinha, teksa favorit kryesor mbetet ylli i PSG-së që fitoi edhe “Topin e Artë”.

Gjithashtu do të shpallen edhe formacioni i vitit dhe trajneri më i mirë, ndërsa çmimi i portierit më të mirë tashmë është fituar nga Donnarumma, e bërë publike disa orë më parë nga vetë FIFA.

Përsa i përket trajnerit më të mirë të vitit, çmimin e mori Luis Enrique, i cili fitoi Champions League nën drejtimin e PSG-së.