Të paktën 250 milionë euro abuzime/ Akuzat e deritanishme të SPAK ndaj Belinda Ballukut
SPAK ka kërkuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë që ti hiqet imuniteti deputetes Belinda Balluku, aktualisht ministre e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministre e Shqipërisë.
Por për çfarë akuzohet deri më tani Belinda Balluku.
Bëhet fjalë për hetimin e tenderit të tunelit të Llogarasë me shumën prej 190 milionë eurosh.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, SPAK-u informon deputetët se kërkon autorizimin për arrestin e numrit dy të qeverisë, pasi dyshojnë se ajo ka manipuluar të paktën 7 procedura tenderuese. Këto dyshime i shtohen edhe akuzës, tashmë të ngritur ndaj Belinda Ballukut, për tenderin 180 milionë euro për Tunelin e Llogarasë.
Shumta e abuzimeve për të cilat akuzohet Belinda Balluku:
Tuneli i Llogarasë, 190 milionë euro
Vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”
Fondi limit: 2.375.552.033 lekë të reja
Segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2
Fondi limit:2.485.599.781 lekë të reja
Segmenti rrugor Sheshi Shqiponja -Bulevardi i ri -Shkozë, Urat mbi lumin Tirana
Fondi limit: 2.559.318.901 lekë të reja
Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4
Fondi limit: 2.096.958.794 lekë të reja
Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5
Fondi limit:1.939.309.894 lekë të reja
Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6
Fondi limit: 1.816.355.589 lekë të reja
Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7
Fondi limit: 2.353.597.373 lekë të reja