Klea Huta shuan dyshimet, zbulon nëse është ndarë apo jo nga nga Elgit Doda

 Aktorja e njohur Klea Huta ka shuar së fundmi dyshimet për një ndarje nga bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka uruar atij ditëlindjen, duke e quajtur “shpirtin” e saj dhe duke treguar se marrëdhënia mes tyre vijon normalisht.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të duam shumë!”, ka shkruar aktorja krahas një fotografie të publikuar me Elgit Dodën dhe djalin e tyre, Krid, ku familja shfaqet më e lumtur se kurrë.

Prej disa kohësh, në mediat rozë kishin qarkulluar aludime për një krizë apo ndarje mes çiftit, i cili kurorëzoi dashurinë me martesë vetëm dy vite më parë. Dyshimet u shtuan pasi në profilet e tyre në rrjetet sociale u vunë re mungesa të disa fotografive të përbashkëta.

Megjithatë, postimi i fundit i Klea Hutës duket se i ka dhënë fund këtyre spekulimeve, duke konfirmuar se marrëdhënia e çiftit mbetet e fortë.