Të paktën 104 persona u vranë në sulmet me dronë në Sudan
Të paktën 104 persona, përfshirë 43 fëmijë, janë vrarë në sulme të shumta me dronë në rajonin Kordofan të Sudanit që nga 4 dhjetori, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Jam i shqetësuar për intensifikimin e mëtejshëm të konfliktit”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke iu referuar përplasjeve midis ushtrisë sudaneze, Forcës së Mbështetjes së Shpejtë dhe Lëvizjes Çlirimtare Popullore të Sudanit-Veri në Kordofan, një rajon që përfshin tre shtete në Sudanin qendror dhe jugor, raporton Reuters.
Turk nuk specifikoi se kush ishte përgjegjës për sulmet me dronë, të cilat ai tha se goditën spitale, një çerdhe dhe një bazë të OKB-së.