Berisha: Ergys Agasi ka tre javë që është arratisur i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha deklaroi se Ergys Agasi ka tre javë që është arratisur nga Shqipëria, pasi sipas tij është njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga kryeministri Edi Rama, ose nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Berisha i cilësoi mandatet e arrestimit si “kallp”, duke theksuar se personat kryesorë janë larguar prej kohësh. Ai akuzoi Agasin si koordinator të bashkëpunimit mes grupeve kriminale, duke e përshkruar këtë rrjet si të paprecedentë.

Sipas tij, nga vendi është larguar edhe Ermal Beqiri, që Berisha e cilësoi si një tjetër figurë kyçe të këtij rrethi.

Fjala e tij:

Por e vërteta është se këto janë mandate kallp, kryesoret.

Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani.
Një nga këta të tre.
Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr.
Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.
Ergys Agasi që koordinonte të gjithë bashkëpunimin e Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe bandave të tjera, pra histori si kjo, nuk do të gjeni as në romane, as në filma.
U garantoj.
Është larguar, thashë, koka tjetër e mafies, të kopshtit privat të Edi Rramës, Ermal Beqiri.
Edhe ai.