Diplimati rus: Moska s’do të bëjë lëshime për Donbasin, Novorossinën dhe Krimenë

Rusia nuk do të bëjë asnjë lëshim në lidhje me Donbasin, Novorossinën dhe Krimenë; kjo është jashtë diskutimit, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov në një intervistë me ABC News.

Diplomati vuri në dukje se në vitin 2022, pas referendumeve, Republika Popullore e Donetskut (DPR), Republika Popullore e Luhanskut (LPR), si dhe Rajonet Zaporozhye dhe Kherson, u inkorporuan zyrtarisht në Rusi.

"Pra, aktualisht kemi katër entitete, të cilat janë pjesë integrale e Federatës Ruse. Nuk po flas për Krimenë", vuri në dukje Ryabkov. "Kjo është një histori që daton që nga viti 2014, siç e mbajmë mend të gjithë."

"Pra, kemi gjithsej pesë. Nuk jemi në gjendje të bëjmë kompromis në asnjë formë për këtë, sepse, sipas mendimit tonë, do të ishte një rishikim i një elementi shumë themelor të shtetësisë sonë, të përcaktuar përmes kushtetutës sonë", vazhdoi ai.

“Cili mund të jetë rezultati i bisedimeve tona me administratën amerikane, kjo është një çështje e hapur”, shtoi diplomati rus./ TASS.