Gjykata e Apelit shqyrton më 18 dhjetor ankimimet e Belinda Ballukut dhe vartësve të saj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 18 dhjetor për shqyrtimin e ankimimeve të ish-ministrave Belinda Balluku dhe Gentian Gjylit, si dhe ish-drejtorit të ALUIZNI-t, Erald Elezi, lidhur me masat e sigurisë që u ishin vendosur më herët.

Ky shqyrtim vjen pas vendimeve të shkallës së parë, ku Prokuroria dhe mbrojtësit e të akuzuarve kanë paraqitur ankimime për masa sigurie të ndryshme, duke kërkuar ose lehtësimin, ose ndryshimin e tyre.

Gjykata ka bërë të ditur se seanca do të zhvillohet në prani të palëve dhe përfaqësuesve të Prokurorisë, dhe pritet që të shpallet një vendim pas shqyrtimit të të gjitha ankimimeve.

Belinda Balluku akuzohet nga SPAK se së bashku me disa nga vartësit e saj ka paracaktuar fituesin e tenderit për tunelin e llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Në një pjesë të bisedave të përftuar nga telefoni Berberit duket qartë se urdhërat jepen nga Belinda Balluku.