Plagoset në Durrës me armë zjarri personazhi i famshëm i Tik Tokut
Personazhi i famshëm i "Tik tok" Fabion Kuçi i njohur si GUCCI është plagosur mbremjen e djeshme në qytetin e Durresit.
Burime nga policia i theksojnë për Syri tv se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 9 të qytetit e njohur ndryshe edhe si lagja e Re.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Fabion Kuçi, ka qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë disa vite burg. Prej pak muajsh, Gucci ndodhej në Shqipëri dhe ishte mjaft aktiv në Tik Tok ku bie ne sy edhe perplasja e ashpër me personazhet e Tik Tokut si Kozak Braçi apo Xhemal Ujka i njohur si Fire.