Vijon protesta e fermerëve grek/ Policia kufitare: Bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë

 Policia Kufitare Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Nga njoftimi bëhet me dije se, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që mund të kenë emergjenca shëndetësore.Gjithashtu, Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron ata të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës.

Njoftim nga Policia Kufitare Kakavijë.

"Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës."