GJKKO pezullon nga detyra numrin dy të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili
Me kërkesë të SPAK, GJKKO pezulloi nga detyra zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Masa ndaj këtij të fundit, vjen në kuadër të aksionit të BKH në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet.
Nuk ka të dhëna se për çfarë është kërkuar pezullimi i zvdrejtorit të Tiranës, informon gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli.
Syri Tv siguroi dhe videon e momentit kur makina e BKH-së ka dalë nga godina e Drejtorisë së Policisë së Tiranës paraditen e sotme, rreth orës 10:00, ku duket se i kanë komunikuar vendimin zv/drejtorit Ismaili.