VIDEO - BKH ‘troket’ në derën e biznesmenit Ermal Beqiri për dosjen e AKSHI-t

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mësynë mëngjesin e kësaj të martë, 16 dhjetor në banesën e biznesmenit Ermal Beqiri.

Gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli sjell pamjet nga banesa e biznesmenit Beqiri në zonën e Kodrës së Diellit, teksa ky ki fundit po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Ndaj Ermal Beqirit është lëshuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ nga GJKKO, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Ermal Beqiri, i vënë nën hetim nga SPAK, rezulton pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ku dyshohet se biznesmeni ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara.

Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.