I rrëmbeu armën autorit, mblidhen mbi 2 milionë $ australianë në mbështetje të heroit të Bondit
Janë mbledhur mbi 2 milionë dollarë australianë për “heroin e vërtetë australian”, i cili u filmua teksa i rrëmbente armën njërit prej sulmuesve gjatë të shtënave masive në Bondi Beach.
Një video e verifikuar nga BBC tregoi Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, duke u përplasur me një nga personat e armatosur dhe duke i marrë armën.
Një faqe GoFundMe, e hapur për të mbështetur Ahmedin, ka mbledhur mbi 2.150.000 dollarë australianë (1.427.000 dollarë amerikanë; 1.068.000 paund) pas ngjarjes.
Ahmed, i lindur dhe rritur në Siri, u qëllua dy herë gjatë sulmit dhe më pas iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për plagët e marra.
Pronari i një dyqani frutash dhe baba i dy fëmijëve është vizituar në spital si nga kryeministri Anthony Albanese, ashtu edhe nga kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, të cilët vlerësuan “guximin e tij të jashtëzakonshëm” gjatë sulmit.
Lule janë lënë gjithashtu jashtë dyqanit në pronësi të Ahmedit. Një buqetë mban mbishkrimin “heroi i Bondi-t”.
This guy is a hero. Give him a medal. Unbelievably horrific scenes in Australia. It’s hard to fathom. pic.twitter.com/awKXKWPpAI
— Jase Kemp (@jasetaylorkemp) December 14, 2025