Manastirliu ‘uzurpon’ postin e kryebashkiakut të Tiranës/ Kalaja: Shpejt do t’i bashkohet ‘vëllaçko’ Veliajt...

Caktimi i deputetes Ogerta Manastirliu si drejtuese politike e Partisë Socialiste për Tiranën, cilësohet si një veprim antiligjor dhe një shkelje e hapur kushtetuese, që në thelb konsiston në marrjen e funksioneve të kryetarit të bashkisë.

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, në cilësinë e avokates e sheh këtë veprim të  Manastirliu, ‘de facto’ si  kryebashkiake, ndërkohë që mban ende mandatin e deputetes dhe është anëtare e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Sipas Kalasë, ky veprim është pjesë e një skenari të qëllimshëm nga kryeministri Edi Rama, me synimin që Manastirliu “t’i bashkohet Erjon Veliajt”, një referencë e qartë për problemet me drejtësinë që po përballet ky i fundit dhe ish-drejtorët e tij në dosjen “5D”.

Fakti që Manastirliu nuk ka hequr dorë nga mandati i deputetes, ndërkohë që thërret në selinë e partisë këshilltarët bashkiakë për të diskutuar për buxhetin apo akte të tjera normative, konsiderohet një shpërdorim i hapur detyre dhe uzurpim i një funksioni që nuk i takon, thekson Kalaja.

“Gjendja është shumë e rëndë. Shkelja ligjore dhe kushtetuese është shumë e madhe, sepse Bashkia Tiranë nuk është organ i Partisë Socialiste,” argumentoi avokatja. U theksua se këshilltarët bashkiakë janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe i shërbejnë institucionit të bashkisë, i cili duhet të jetë në shërbim të të gjithë banorëve, pavarësisht bindjeve politike.

Kalaja edhe në cilësinë e njohjes së ligjit, u bë thirrje anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës të depozitojnë një kallëzim penal ndaj deputetes Manastirliu. Ky veprim ligjor shihet si e vetmja rrugë përballë situatës, pasi opozita nuk ka numrat e nevojshëm për të ndryshuar vendimmarrjet brenda Këshillit.

Situata aktuale u krahasua me një skemë të mëparshme, kur kryeministri Rama thirri në shtator strukturat e partisë për të diskutuar shkarkimin e Erion Veliajt, duke treguar një ndërhyrje direkte të partisë në punët e pushtetit vendor. Ky zhvillim shihet si një kapje e hapur e institucionit të Bashkisë së Tiranës nga ana e mazhorancës qeverisëse, duke e kthyer atë nga një institucion i qytetarëve në një zyrë të Partisë Socialiste.

Vjen një moment që njeriu që ka denoncuar më shumë Erjon Veliaj, njeriu që ka kallëzuar më shumë Erjon Veliaj, t'i japi të drejtë nga pikëpamja ligjore Erjon Veliajt. Për mua ky është momenti më i vështirë në raport me veten time. Por në raport me ligjin, së pari Ogerta Manastirliu për momentin është drejtuese politike e Tiranës, pra zëvendësoi kolegen e vet, sepse dikur kolegia ishte dhe motra e atij që sot është pas hekurave në burgun e Durrësit. Dhe ndërkohë ky post politik, dashje pa dashje ose Edi Rama e bën enkas, ose është për fatin e atyre të keq, që t'i bashkohen Erjon Veliajt atje. Pra shumë shpejt për dosjet që ka Ogerta Manastirliu, do t'i bashkohet edhe vëllaçkos, edhe motrës, edhe të gjithë atyre të tjerëve.

Ndërkohë çfarë funksioni ka Ogerta Manastirliu? Përveç se ka një funksion politik si drejtuese ëh politike e Tiranës, ka një funksion legjislativ, që është anëtare e Kuvendit dhe mbi të gjitha, është dhe anëtare e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Jo, nuk ka hequr dorë. Domethënë, normal që do hiqte dorë, sepse ju dha urdhër. Ju e mbani, e mbani mend se si ajo u shqetësua shumë kur u nominua. Ndërkohë, jo vetëm që nuk ka hequr dorë, pra ajo është deputete. Tani imagjinoni, po marr vetëm këto 83 numrat që janë të mazhorancës, pa përfshirë pjesën tjetër të opozitës që sipas llogarive të mia i është bashkuar edhe mazhorancës, po flas jo për pjesën e deputetëve të Partisë Demokratike ose të Aleancës për Shqipërinë madhështore, të mendoni që një nga ato 83 deputetët, i thekët, shkon në selinë e Partisë Socialiste, mbledh këshilltarët bashkiak dhe filloi dhe analizën për buxhetin, nesër për një akt normativ tjetër e kështu me radhë. Gjendja është shumë e rëndë. Shkelja ligjore dhe kushtetuese është shumë e madhe, sepse Bashkia Tiranë nuk është organ i Partisë Socialiste që ajo të bëjë mbledhje. Ata këshilltarë janë zgjedhur me votë. Ata nuk janë, pavarësisht se ne e dimë shumë mirë se si janë zgjedhur, por ligjërisht janë zgjedhur me votat e qytetarëve.

Është një mandat i vjedhur dhe pavarësisht akuzave tona, është vërtetuar tashmë edhe nga drejtësia, nga drejtorët 5D dhe jo vetëm, dhe në këtë këndvështrim, përveçse qeveria, mazhoranca haptas po merr një funksion i cili nuk është funksioni i tyre, por është funksioni i drejtimit të Bashkisë Tiranë, dhe në këtë kuptim, kjo përveç se është shkelje ligjore, unë mendoj se janë në legjitimitetin e tyre anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, që i korrespondojnë opozitës dhe Partisë Demokratike, të referojnë një kallëzim penal, sepse mbani mend, është e njëjta skemë kur u thirrën nga Edi Rama në shtator për të shkarkuar Erjon Veliajn. E mbajmë mend të gjithë. U thirrën një natë bukur në selinë e Partisë Socialiste, por bashkia nuk është e Partisë Socialiste. Bashkia, pavarësisht rezultatit, është një institucion që i shërben gjithë qytetarëve, edhe atyre që janë kundra Erjon Veliajt dhe atyre që kanë votuar kundra Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, dhe kjo është përtej të imagjinueshmes. Kjo është përtej skandalit, sikundër të gjithë veprimet që kanë bërë.

Manovra juridike nuk është se mund të ketë ndonjë gjë përveçse kallëzimit penal, sepse unë thashë, e shikoj haptazi, jo vetëm shpërdorim detyre nga ana e Manastirliut, por ligji, Kodi Penal ka dhe një nen kur ti mban tagrin e një funksioni që nuk e ke. Pra, nëse ti sot sillesh si kryetar bashkie, por në fakt nuk je. Sepse aty de facto gjithë veprimet i bën Edi Rama. Shkarkimet, e mbajmë mend, i ka bërë Edi Rama. Arrestimin e Erjon Veliajt e ka bërë Edi Rama. Por edhe kthimin në detyrë për shkak të situatës me Belinda Ballukun e ka bërë prapë Edi Rama. Kështu që ne jemi koshientë për të gjithë këto veprime. E vetmja gjë që unë them, të paktën të tregojnë anëtarët e Këshillit Bashkiak që i korrespondojnë opozitës, të bëjnë një kallëzim penal për të referuar në organet kompetente gjithë shkeljet ligjore, për arsye sepse edhe të duan, për shkak të numrave, këta nuk mund të ndryshojnë vendimmarrjet e ndryshme në Këshillin Bashkiak. Pra, kjo është një shkelje e hapur dhe siç e thashë në fillim, ajo që mua më vjen inat ose më vjen keq për veten, është se unë i jap të drejtë Erjon Veliajt.