SPAK 'arrest shtëpie' për Mirlinda Karçanaj, drejtoreshën e AKSHI-t! Urdhërarrest dhe për 2 biznesmenë
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër arreste.
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se është lëshuar masë sigurie 'arrest shtëpie' për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanajn si dhe urdhërarrest për biznesmenët Ergys Agasin dhe Ermal Beqiri.
Më parë u informua se agjentët e BKH-së dhe SPAK po kryenin kontroll në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Burime jo zyrtare konfirmojnë se janë lëshuar disa masa sigurie mes të cilave arrest në burg dhe arrest shtëpie për hetimet që po kryen prokurori Bledar Maksuti lidhur me abuzimet në tenderat e AKSHI-t.
Urdhërarrestet janë firmosur në kuadër të hetimeve për 12 procedura tenderash publikë të kryer nga AKSHI të cilat janë përfituar nga këta biznesmenë.
SPAk ende nuk ka dhënë informacion zyrtar por mësohet se bëhet fjalë për veprat penale ‘Shkelje të barazisë në tendera’ ‘Korrupsion’ dhe ‘shpërdorim detyre’ raporton gazetari Fatjon Gjinaj, I Syri Tv.